Ministri i Arsimit jep një lajm të mirë për nxënësit me inteligjencë të lartë

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka dhënë një lajm të mirë për nxënësit me inteligjencë të lartë dhe për prindërit e tyre.

Ai ka bërë të ditur se dikasteri qeveritar që drejton ka ndarë 100 mijë euro për institutin ATOMI.

“Me kërkesën e MAShT, Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro buxhet për Institutin Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme ATOMI”, ka shkruar Bytyqi në Facebook.

“Ky Institut merret me identifikimin dhe përkrahjen e nxënësve me inteligjencë të lartë, prandaj besoj se përmes realizimit të këtij projekti, do të ndihmohet kjo kategori e fëmijëve, në mënyrë që të vijnë në shprehje talenti dhe shkathtësitë e tyre të jashtëzakonshme”, ka thënë ai.

.

 

Më Shumë

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Mohimi i barazisë gjuhësore dhe çështja shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Prof. dr. Xhafer Beqiraj Çështja e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut nuk mund të trajtohet vetëm si çështje teknike e administratës shtetërore,...

Lajmet e Fundit