“E gjeta Messin të vetëm duke qarë si fëmijë”

Lionel Messi e ka përjetuar momentin më të keq me fanellën e Argjentinës pas humbjes së finales së Kupës së Amerikës në vitin 2016 nga Kili përmes penalltive.

Trajneri i fitnesit, Elvio Paolorosso, e ka përshkruar momentin më të vështirë si pas tij të kapiteni argjentinas menjëherë pas asaj humbje në finale.

“Dhoma e zhveshjes pas finales së Kupës së Amerikës ka qenë shumë e dhimbshme, por më e keqja erdhi pastaj”, tha ai.

“Në ora 2 të mëngjesit, shkova te dhoma e zhveshjes dhe e gjeta Messin të vetmuar, duke qarë si një fëmijë kur e humbë nënën e tij”.

“Ai ishte i tmerruar dhe askush nuk mundi ta konsultojë atë, Ia dhashë një përqafim dhe pastaj vajtuam së bashku”.

Kjo finale për Messin ishte e vështirë sepse ishte e dyta e humbur me Argjentinën pas asaj të Kupës së Botës kundër Gjermanisë në vitin 2014 në Brazil.

Më Shumë

Meriton Ismajli drejt Pejës?

Peja mund të rikthejë në skuadër edhe një emër të njohur për tifozët e saj. Sipas informacioneve të siguruara nga AsistiOnline.com, verdhezinjtë kanë pasur kontakte edhe...

Haradinaj: Nëse opozita më propozon, do ta shqyrtoja kandidaturën për President

Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës tha se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të vendit nëse kjo mundësi do...

Lajmet e Fundit