Denis Galushi
Sot, si asnjëherë më parë jam ndje i lumtur gjatë namazit të xhumasë. Sepse sot të gjithë teologët e kishin një ligjeratë të caktuar nga Bashkësia Islame e Kosovës – BIK, për të folur për “pastërtinë”, dhe, që nesër çdo qytetarë t’i bashkohët fushatës nacionale ‘’Ta pastrojmë Kosovën’’, inciativë kjo e ngritur nga Zyra e Kryeministrit, e perkhrahur nga shoqëria civile e Kosovës, konkretishtë nga #LetsdoitKosova në bashkëpunim më institucionët e Kosovës.
– Më se shumti ndihem i lumtur dhe krenar për një gjë që, institucionët e Kosovës, konkretishtë, liderët e saj, do të bashkohën në një akcion gjithëpërfshirës, duke zëvendësuar kravatat e tyre në maica të thjështa, duke heq orën e dorës (ndoshta dikushi edhe rolexin) për t’i vishur dorezat më qëllim që ta pastrojnë secilën pjesë të vendit tonë. Pra, e kanë kuptuar që gjëja më e vlefshme në lidership duhët të jetë; modestia dhe humanizmi. Sa mirë!
– Por, ajo së çfarë është për të përshendetur dhe admiruar është që, kësaj here edhe institucionët e Kosovës kanë qenë në kordinim më Institucione Fetare, duke kërkuar nga ata që të ligjërojnë për temën më të ndishme dhe të rëndësishme,- “Pastërtia e Ambientit”.
– Të ndalemi këtu. Po e bëjmë një matematikë të thjështë (edhe pse në shkollë s’kam qenë aq i mirë në këtë drejtim), nëse përafërsishtë, sot në pesëdhjëtë xhamia të Kosovës, më një xhemat (pjesmarrës) pesëqind njërëz, e shumëzojmë këtë numër, pra 500×50 bëjnë 25 000, nësë këta përsona mesazhin e tyrë e shpërndajnë në familjet e tyrë, së paku katër anëtarëshe, arrijmë shifrën 100 000 njërëz. Në qoftë së, këta njerëz e shpërndajnë mesazhin e tyre edhe në rrjete sociale, atëherë padyshim se kjo shifër do të rritëj, dhe mesazhin do ta kuptonë e tërë bota për rëndësinë e pastërtisë së trupit, shtëpisë, objektit të punës, lagjës dhe ambientit në përgjethsi.
– Pra, sa bukur që Ministri i Ambientit të Kosovës, në takim më BIK-un kërkonë që në ditën e shenjtë të xhumasë ( e premte) të predikohët për një gjë të tillë.
– Por, këtë model duhet ta përciellin edhe ministritë e tjera të Republikës së Kosovës.
– Sepse;
1. Gratë, gati çdo ditë po i vrasim! Krimi në vendin tonë po rritët. Vjedhje në çdo anë të vendit tonë! Ashtu që, edhe Ministria e Drejtësisë duhet të kërkoje nga BIK’u, që, në xhumatë e ardhshme të predikojnë për;
“Rolin e Gruas në Shoqeri”. “Vlera e Jetës së Njeriut”. “Si t’jetosh me nder”!
2. Vendi ynë, diploma plotë. Kvantitet sa të duash, por kualitet shumë pak. Injorancë shumë, e dituri aspak. Prandaj, Ministria e Edukimit e Republikës së Kosovës, duhet të kërkojë nga BIK’u që, në xhumatë e ardhshme të fletë më së shumti për; DITURINË dhe vlerën e saj në shoqëri. E jo për asi dituri që fitohët duke kopjuar përmes telefonit gjatë provimeve!
3. Shëndeti është gjysma e pastertisë. Shumë nga ne këto e dimë, por pak nga ne e kuptojmë. Prandaj, Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkoj nga BIK’u, që të ligjerojë për; “Shëndetin dhe rolin e tij ne trupin e njeriut”.
4. Puna është obligim. Prandaj edhe për këtë jeton njeriu. Ashtu që, Ministria e Mirëqenies Sociale, duhet të kërkonë nga BIK’u, që të fletë më së shumti për; “Angazhimin e njeriut në shoqëri për një civilizim sa më të mire”.
5. Vatani është shtëpia e secilit nga ne. Atë duhët ta duajmë pa asnjë kushtë, por më çdo kushtë. Prandaj, Ministria e Forcës dhe Sigurisë, duhët të kërkoj nga BIK’u, që të flasë për; “Dashurin ndaj Atdheut”. Si duhet ta ruajmë, mbrojmë dhe ta duam atë!?
– Këto, dhe shumë më shumë duhët të kërkojnë institucionët e Republikës së Kosovës, nga BIK’u. Jo që teologët nuk flasin për një gjë të tillë, por së paku edhe vetë institucionët e vendit tonë të ndërgjegjesohën, të kuptojnë rëndësinë e institucioneve fetare që ata e mbajnë tek shoqëria.
– Të kuptojmë që, nuk mundemi të jetojmë në harmoni, lumturi dhe paqe, përderisa i ndajmë njerëzit e xhamisë, kishës, parlamentit, ministrisë, gjyqësorit, medias…si njërëz të botës tjëtër, dhe kështu krijojmë paragjykime. Jo, jo. Te gjithë së bashku ta duam, mbrojmë, e pastrojmë Kosovën nga çdo papastërti, padituri, krim, urrejtje, diskriminim, racizëm…
Të gjithë për Kosovën.