Stuhia Florence “shkëput” një qytet nga Karolina Veriore

Qyteti bregdetar, Uillmington në Karolinën Veriore është rrethuar plotësisht nga uji, duke krijuar distancë me pjesën tjetër të këtij vendi, për shkak të vërshimeve të mëdha nga Stuhia Florence, që ka prekur këtë zonë.

Zyrtarët kanë thënë se rrugët janë të pakalueshme dhe kanë paralajmëruar banorët e evakuuar që të qëndrojnë larg asaj pjese.

Në disa raportime, ky qytet, që ka rreth 120,000 banorë, është përshkruar si një ishull në mes të shtetit.

Afër 400 persona janë shpëtuar nga vërshimet derisa pjesa më e madhe e qytetit vazhdon të mos ketë energji elektrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për dy ditë tjera të ngjashme me vërshime, duke parashikuar më pas përmirësim të motit.

Deri më tani, të paktën 17 persona janë raportuar të vdekur, si pasojë e incidenteve të lidhura me Stuhinë Florence në Karolinën Veriore dhe atë Jugore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Stuhi, fuqia e Florence është dobësuar, duke përmendur erërat me shpejtësi të 55 kilometrave në orë.

Më Shumë

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Prizreni organizon edicionin e parë të Festivalit të Kampingut në Vermicë

Drejtoria për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik, në bashkëpunim me Shoqatën e Kampingut “OASIS”, do të organizojnë nga 19 deri më 21 qershor 2026 edicionin...

Lajmet e Fundit