13.2 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

Mesazhi i Shaqirit për Kloppin pas debutimit në Ligën e Kampionëve

Xherdan Shaqiri e njeh shumë mirë skenën e Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me Bayern Munichun.

Por, për të ishte ndeshje debutuese paraqitja e mbrëmshme kundër PSG-së me fanellën e Liverpoolit.

Ai u inkuadrua në lojë në vend të Mohamed Salah në minutën e 85’, menjëherë pasi Parisi barazoi shifrat në 2-2 dhe ndihmoi të tijtë të fitojnë në fund 3-2.

Shaqiri nuk po luan shumë dhe e pranon se ka shumë konkurrencë në skuadër, por ia ka bërë me dije Jurgen Kloppit se po punon shumë që të ketë më shumë minuta.

“Kemi shumë ndeshje këtë vit. Kemi skuadër të fortë dhe konkurrenca në futboll është gjithmonë e pranishme”, tha ai.

“Kanë ardhur gjithashtu lojtar të rinj, kështu që unë do të mundohem gjithmonë të punoj shumë në stërvitje dhe të bëj më të mirën në ndeshje kur të inkuadrohem, që t’ia bëj punën më të vështirë trajnerit”, shtoi ai mes tjerash.

Më Shumë

Prizrenasit fitojnë derbin në Mitrovicë

Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23). Çerekun e parë...

Mitrovica triumfon në Gjonaj me stil kampioni, 4:0 ndaj Drinit të Bardhë

Mitrovica ka regjistruar një fitore të madhe si mysafire ndaj Drinit të Bardhë, duke triumfuar me rezultat bindës 0-4 në Gjonaj të Hasit. Protagonistët e...

Lajmet e Fundit