10.2 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Pak orë para protestës, Haxhi Avdyli, tregon si do ta rrëzojnë Thaçin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli i cili ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e Lëvizjes Vetëvendosje kundër presidentit Hashim Thaçi, ka nisur këtë ditë me një mesazh për Thaçin.

Ai në rrjetin e tij social, ka shkruar se populli nuk i nënshtrohet Thaçit, por se populli do ta nënshtroi këtë njeri. Shkrimit të tij, Avdyli i ka bashkangjitur një fotografi, e cila tregon se kur populli zgjohet kundër një ‘sunduesi me shkop’ ai nënshtrohet.

“Populli i Kosovës nuk i nënshtrohet një njeriu, por populli do arrij ta nënshtroi këtë njeri”

Deputeti Avdyli nuk është i vetmi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, që ka konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme të VV-së, edhe deputetja Vjosa Osmani ka bërë një gjë të tillë, duke thënë se do të protestoj kundër ndarjes së Kosovës, dhe pazareve të Hashim Thaçit.

Protestës i janë bashkuar edhe një pjesë e shoqërisë civile, deputeti i Pavarur Korab Sejdiu, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, dy degë të AKR-së, dhe parlamenti studentor i UP-së. Protesta fillon nga ora 14:00 në sheshin e kryeqytetit.


Më Shumë

Vdes një 56-vjeçare në një aksident në Nagavc të Rahovecit

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Nagavc të Rahovecit, ku një veturë ka goditur dy persona të moshës madhore Lajmin e ka...

Derbi sonte në Suharekë

Sonte zhvillohet derbi i xhiros 23 në Superligën e Kosovës. Golden Eagle Ylli e pret Go+ Pejën në palestrën sportive ”13 Qershori” të Suharekë. Në duelet...

Lajmet e Fundit