Pranon fajësinë, dënohet me kusht i akuzuari për uzurpim të pronës në Rahovec

Katër muaj burgim me kusht, ka shqiptuar Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ndaj të akuzuarit për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme, Xhevdet Zllanoga.

Por, ky dënim ndaj tij nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

I akuzuari Zllanoga, ka thënë se ndjehet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe pendohet për rastin që i ka ndodhur, duke thënë se atë parcelë e ka punuar qysh para lufte që nga viti 1992 e deri më sot.

Ndërsa, i premtoi gjykatës që nga ky vit më nuk do ta punojë parcelën kontestuese, por do të bëj përpjekje që me të dëmtuarin të arrij marrëveshje, pasi që nuk ka rrugë tjetër për të kaluar tek toka e tij.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh gjendjen e varfër ekonomike, pasi që të ardhurat i siguron nga bujqësia dhe është mbajtës i familjes pesë anëtarëshe, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar as prokurorja e shtetit, Dëshire Jusaj.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 29 nëntor 2016, ndaj Xhevdet Zllanoga, duke e ngarkuar atë me veprën penale “uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri nga data e pavërtetuar e deri më 22 tetor 2014, e deri më tani në fshatin Hoçë e Madhe e Rahovecit, në vazhdimësi, në mënyrë të kundërligjshme dhe arbitrare uzurpon pronën e paluajtshme të personit tjetër.

I njëjti akuzohet se të dëmtuarit Bajram Rexha i ka pamundësuar disponimin me paluajtshmërinë e tij që gjendet në vendin e quajtur “Leska”, me sipërfaqe prej 1304m2./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Malisheva dhe Ballkani mësojnë kundërshtarët në Ligën e Konferencës

Malisheva dhe Ballkani kanë mësuar kundërshtarët e tyre për rundin e parë kualifikues të UEFA Europa Conference League. Nënkampionia e Kosovës, Malisheva, do të përballet...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit