Hapet panairi më i madh i librit në botë

U hap në Frankfurt panairi më i madh tregtar në botë për industrinë botuese me 7 000 ekspozues nga 105 shtete të ndryshme, bëri të ditur shtypi vendas.

Organizatorët thonë se ngjarja vazhdon të rritet me 3,0% më shumë ekspozues në 2018 sesa vitin e kaluar. Në vitin 2017 më shumë se 250 000 njerëz vizituan panairin e librit.

Autorja nigeriane, Chimamanda Ngozi Adichie është ftuar të flasë në ceremoninë e hapjes dhe në mbrëmje do të jetë shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Frederica Mogherini, e cila do të mbajë një fjalim.

Vendi i ftuar i këtij viti është Gjeorgjia, e cila është paraqitur me pavijonin e saj.

Kryeministri gjeorgjian, Mamuka Bakhtadze pritet të jetë i pranishëm në ceremoninë e mbrëmjes./ KultPlus.com

Më Shumë

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Lajmet e Fundit