Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, është takuar të premten me banorët e lagjes “Bajram Curri” në Prizren. Bashkë me Mujën në këtë lagje kanë qëndruar edhe përfaqësuesit e Shtabit Zgjedhor të PDK-së. Muja tha se se në këtë lagje janë realizuar shumë projekte. “ Mund t’ju tham me plotë gojë se lagjja “ Bajram Curri” është bërë qendra e re e qytetit”, tha Muja.
Ramadan Muja javën e kaluar nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore, për shkak përblemeve shëndetësore. Ruzhdi Berisha avokat mbrojtës i Mujës ka thënë se për shkak të gjendjes jo të mire, klientit të tij i është shtyrë për 10 tetor. Pak ditë pas këtij arsyetimi, Muja, sot ka vizituar banorët e lagjes “Bajram Burri”. Ai në këtë lagje foli për investimet që i ka bërë si kryetar i Komunës së Prizrenit. Sipas tij, në “Bajram Curri” janë investuar rreth 4.3 milion euro.
“ Në këtë lagje është investuar në infrastrukturën tokësore dhe nëntoksore, në rregullimin e rrjetit të ujit të pijës, shtrimin e rrugëvë, ndërtimin e pesë shkollave moderrne, sallave rekrativo-sportive, shtëpive të kulturës, qendra rinore e shumë e shumë projekte të tjera, të cilat shkojnë në interes të qytetarëve, dhe të cilat kanë për qëllim rritjen dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre”, tha Muja.
Ai si suksese të Komunës së Prizrenit, ka numruar edhe themelimin e Universitetit të Prizrenit. “Kjo është një e arritur e madhe”, tha Muja.Kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Minir Krasniqi, ndërkaq tha se të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, duhet të jenë krenar për punën që ka bërë “Qeveria Muja”. Sipas tij, kryetari Muja, çdo herë ka qenë i hapur për të dëgjuar hallet e qytetarëve, dhe ka bërë të pamundurën qe të përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve tonë.
Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale, Masar Shala tha se ndihet i lumëtur që është para bashkëqytetarëve të tij. ” Jam i lumtur dhe ballëhapur para jush, dhe kjo ka një adresë që është Ramadan Muja”, tha Shala./PrizrenPress.com/