4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Norvegjia u kërkon falje ”vajzave gjermane”

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solberg, lëshoi një kërkimfalje zyrtare të qeverisë për gratë norvegjeze që janë keqtrajtuar nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Norvegjia, shtet neutral, është pushtuar nga forcat naziste në prill të vitit 1940.

Rreth 50,000 gra norvegjeze mendohet se kanë pasur marrëdhënie intime me ushtarët gjermanë.

Gjermanët po ashtu janë nxitur që të kenë fëmijë me to nga komandanti i forcave ushtarake, Heinrich Himmler.

Himmler, njëri nga njerëzit më të fuqishëm të Adolf Hiterit, ka favorizuar gratë norvegjeze, me shpresën se ato do të ndihmonin në promovimin e konceptit nazist të racës ariane.

Gratë që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë, janë bërë të njohura me pseudonimin “vajzat gjermane” dhe janë vënë në shënjestër për hakmarrje në Norvegji pas përfundimit të luftës, duke u akuzuar për tradhti ndaj vendit.

Dënimet kanë përfshirë privimin nga të drejtat civile, ndalimin ose dëbimin për në Gjermani së bashku me fëmijët e tyre.

“Vajzat dhe gratë e reja norvegjeze, që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë ose dyshoheshin si të tilla, kanë qenë viktima të trajtimit të padenjë”, tha kryeministrja Solberg.

“Sot, në emër të qeverisë, unë iu kërkoj falje”, tha ajo.

Më Shumë

Gara e shahut në Prizren mbledh të rinjtë dhe qytetarët në Kej të Lumbardhit

Në kuadër të aktiviteteve “Qyteti Evropian i Sportit – Prizreni 2026”, në Kejin e Lumbardhit në qendër të qytetit është mbajtur një garë shahu,...

Sulmoi fizikisht një zyrtar, arrestohet i dyshuari në Prizren

Një person është arrestuar pasi dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari i cili u arrestua më 26.04.2026...

Lajmet e Fundit