10.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Emery e kundërshton Wengerin, thotë se Ozili s’duhet të luajë me Gjermaninë

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se mesfushori gjerman i skuadrës së tij, Mesut Ozil, nuk do të dëmtohet nga pensionimi nga Kombëtarja e Gjermanisë, duke e kundërshtuar kështu ish-trajnerin e klubit, Arsene Wenger.

Ozili u largua nga Kombëtarja e Gjermanisë pas eliminimit të tyre të hershëm në Kupën e Botës, duke u ankuar se ishte përballur me racizëm dhe se ishte fajësuar padrejtësisht për dështimin e skuadrës së tij në Rusi.

Kritikat kishin ardhur pasi që Ozili dhe bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, të cilët kanë lindur në Gjermani por kanë origjinë turke, kishin bërë një fotografi në maj me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ylli i Arsenalit, Ozili, e kishte fajësuar Grindelin në deklaratën trefaqëshe që e kishte publikuar në Twitter për zyrtarizmin e pensionimit të tij, duke thënë se “në sytë e Grindelit dhe mbështetësve të tij, unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbasim”.

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Ozili duhet t’i kthehet Kombëtares pasi që nëse nuk e bën një gjë të tillë, performancat e tij do të jenë më të këqija. Me këtë deklaratë nuk është pajtuar trajneri aktual i londinezëve, i cili ka thënë se largimi mund t’i ndihmojë 30-vjeçarit.

“Ia kam sqaruar lojtarëve të mi që janë duke luajtur edhe me Kombëtares, nuk është e lehtë kur luajnë për dy skuadra të ndryshme. Kur lojtarët largohen nga Kombëtaret, atëherë fokusi është te ne, me stërvitje dhe taktika. Kjo mund t’i ndihmojë Ozilit ta kuptojë idenë tonë më shpejtë”, ka thënë Emery.

Më Shumë

Triumf historik: Bashkimi mposht Cibonën në Prizren

Bashkimi i Prizrenit shkroi histori në FIBA Europe Cup, duke mposhtur gjigantin kroat Cibona Zagreb me rezultat të thellë 89:69. Para një publiku të zjarrtë...

Zyrtare: Elon Berisha, trajner i ri i Malishevës

Malisheva ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e trajnerit Elon Berisha, i cili vjen si pasues i Qatip Osmanit të larguar para disa javësh. Klubi malishevas ndau...

Lajmet e Fundit