23.9 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Krimet në Krushë, i akuzuari Tashiq përballet me dëshmitarët e radhës

I akuzuari për krime të luftës, Darko Tashiq do të dalë nesër dhe pasnesër para Gjykatës Themelore të Prizrenit për të dëgjuar rrëfimet e dëshmitarëve për krimet për të cilat akuzohet se i kreu në Kosovë në mars të vitit 1999 në Krushë të Vogël të Prizrenit.

Në seancat e radhës do të vazhdojnë dëshmitë e tyre dëshmitarë të tjerë të propozuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në seancat e kaluara janë treguar dëshmi rrëqethëse rreth krimeve për të cilat akuzohet edhe i pandehuri.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Tashiq ndërmjet datave 15 dhe 26 mars 1999, në lagjen e njohur si lagjja “Hajdari”, në Krushë të Vogël të Prizrenit, në cilësinë e tij si pjesëtar i forcave rezervë të Policisë së Jugosllavisë, në bashkëkryerje me kryes të tjerë ende të papërcaktuar mori pjesë në konfiskim të pasurisë, plaçkitje, shkatërrim i paligjshëm dhe të qëllimshëm i pasurisë (djegie të shtëpive) dhe vjedhje të pasurisë.

Sipas aktakuzës e gjithë kjo nuk justifikohej me nevojat ushtarake, e që rezultoi me djegien e shtëpive, marrjen e automjeteve, makinerisë bujqësore dhe sendeve të tjera me vlerë që i përkisnin Kasum Hajdarit si dhe anëtarëve tjerë të familjes.

Me këto veprime sipas aktakuzës, Tashiq akuzohet se ka kryer veprën penale të plaçkitjes, shkatërrimit të qëllimshëm dhe sulmit të rëndë ndaj dinjitetit njerëzor.

Pika tjetër e aktakuzës që e ngarkon Tashiqin është se ndërmjet datave 26-27 mars 1999, si pjesëtar rezervë i Policisë së Jugosllavisë së bashku me kryes të tjerë të forcave të MPB-së, mori pjesë në përdhosjen e trupave të pajetë, të një numri të personave të paidentifikuar duke i djegur ata trupa në mënyrë të paligjshme ose duke kërkuar shkatërrimin e tyre si dhe duke i hedhur në mënyrë të pahijshme në lumin Drin, në një vend që ndodhet jashtë fshatit Krushë e Vogël.

Kallxo.com edhe më parë ka raportuar për këtë rast.

www.kallxo.com

Më Shumë

E pse qenka i ndershëm Albin Kurti?

Nga Ben Blushi Para kosovarëve shumë popuj kanë patur fatkeqësinë të drejtohen nga një njeri i papërshtatshëm. Ka qëlluar që kryeministrat janë të paaaftë siç është...

Kandidati i AAK-së Besnik Krasniqi: Prizreni pa korrupsion, me ekonomi të fortë dhe shëndetësi digjitale

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Prizrenit, Besnik Krasniqi, ka prezantuar vizionin e tij në emisionin Debat...

Lajmet e Fundit