17 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Përurohet aneksi i gjimnazit ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë

Në Komunën e Malishevës është përuruar aneksi i Gjimnazit “Hamdi Berisha”. Me këtë aneks, përfundimisht zgjidhet problemi i hapësirës në këtë institucion shkollor.

Në ceremoninë e përurimit të këtij aneksi, ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, zëvendësministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Mazreku, drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Blerim Thaçi dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë komunale.

Me këtë rast, Begaj ka thënë se janë të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira për nxënësit. “Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur sot, pasi nuk po e përurojmë një aneks, por një shkollë re, pasi ky objekt i ka 14 klasa. Ne jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte sa më të mira për arsim dhe këtë po e dëshmojmë me punën që jemi duke bërë, me ndërtimin e 15 shkollave. Juve profesor e menaxhment i shkollës, ju lus që të punoni sa më shumë. Urime nxënës, urime profesor, e gëzofshi”, ka thënë Begaj.

Ndërsa drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë, Izet Hoti, e ka falënderuar këtë komunë për këtë investim domethënës për nevojat e gjimnazit, si dhe i ka uruar edhe nxënësit dhe profesorët, pasi tani e kanë hapësirën e mjaftueshme për mësimdhënie dhe mësimxënie.

Ky aneks, krahas hapësirës për kabinete, i ka edhe 14 dhoma mësimi, ndërsa ndërtimi i aneksit, është mundësuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit