2.2 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Komuna e Prizrenit largon reklamat e vendosura mbi Qendrën Historike

Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Inspektorateve, gjatë ditës së sotme ka filluar me largimin e reklamave të vendosura mbi kulm brenda Qendrës Historike të Prizrenit.

“Drejtoria e Inspektorateve ka filluar të ekzekutojë Vendimin Komunal për Rregullimin e Qytetit dhe të Shërbimeve Komunale, si dhe Ligjin për Qendrën Historike të Prizrenit, duke i larguar reklamat të cilat janë të vendosura mbi kulm brenda Qendrës Historike të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Tutje në këtë njoftim bëhet e ditur që ky aksion do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

“Aksioni i filluar sot, në bashkëpunim me Njësitin e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, do të vazhdojë edhe në ditët në vijim derisa të largohen të gjitha reklamat që janë në kundërshtim me ligjin. Pas largimit të reklamave mbi kulm, Drejtoria e Inspektorateve do të bëjë vlerësimin edhe të reklamave të vendosura në ballinë të objekteve, të cilat nuk janë të pajisura me leje përkatëse”, thuhet tutje në njoftim.

Më Shumë

Rinumërimi zbardh manipulim industrial votash në Prizren

Rinumërimi i votave ka zbardhur manipulimin që është bërë në Qendrat Komunale të Numërimit. Devijim më i madh është evidentuar në Prizren, për llogari...

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Goran Samarxhiev nga Maqedoni e Veriut, është trajneri më i ri i Rahovecit 029. Rahoveci 029, të premten ka prezantuar trajnerin e ri, i cili...

Lajmet e Fundit