11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Trump mund të vizitojë Afganistanin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se mund të vizitojë trupat amerikane në Afganistan për herë të parë.

Duke ua përcjellë mesazhin e Festës së Falënderimeve trupave në Afganistan, përmes një telekonference, Trump i tha një koloneli: “Do t’ju takoj kur të vini në SHBA ose ndoshta do t’ju shoh atje”.

I pyetur më pas nga gazetarët nëse do të udhëtojë në Afganistan, Trump tha: “Në kohën e duhur do të bëjmë ca gjëra shumë interesante”.

Presidentët e vonshëm amerikanë i kanë vizituar vazhdimisht trupat amerikane në zonat e luftës.

Gati dy vjet në presidencë, Trump është kritikuar që nuk e ka bërë ende një udhëtim të tillë.

Në dy vjetët e parë të mandatit të tij, ish-presidenti Barack Obama ka udhëtuar në Irak dhe dy herë në Afganistan.

Edhe ish-presidenti George W. Bush ka udhëtuar në Afganistan dy herë dhe në Irak katër herë gjatë dy mandateve në detyrë.

Shtetet e Bashkuara kanë rreth 14,000 trupa në Afganistan, që shërbejnë në kuadër të një misioni trajnues dhe këshillues të NATO-s.

Më Shumë

Ynem Berisha thyen rekorde, 12 trofe në 5 vite me KBF Bashkimin

Ynem Berisha është bërë një nga emrat më të suksesshëm në përgatitjen kondicionale të basketbollit kosovar, duke u konfirmuar si trajneri më i trofeshëm...

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare. Sipas...

Lajmet e Fundit