10.7 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Bujar Nerjovaj deklarohet rreth fajësisë

Ish -drejtori i Inspektoratit Bujar Nerjovaj, aktualisht zv/ministër në qeverinë Haradinaj u deklarua i pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit së çështjes Metush Biraj.

Në pyetjen e gjyqtarit Xheladin Osmani, se a e pranon veprën penale sipas aktakuzës i njëjti nuk e pranoi fajësinë për veprën penale sipas aktakuzës, raporton KALLXO.com

Mbrojtësi i të akuzuarit Fitim Shporta, deklaroi se deri në shqyrtimin e dytë do të paraqesin kundërshtimet e tyre për provat që janë të propozuara në aktakuzë, dhe do të paraqesin kërkesë për hedhjen e aktakuzës.

Avokati Shporta më tutje theksoi “…duke analizuar dispozitivin e aktakuzës, dhe provat e parashtruara nga ana e prokurorisë, në veprimet e të akuzuarit nuk qëndrojnë si për nga lloji dhe forma, elemente qenësore që formojmë figurën e veprës penale që i ngarkohet të mbrojturit tim, andaj edhe pafajësia e tij do të vërtetohet në procedurë të mëtejme.

Me pretendimet e avokatit u pajtua edhe zëvendësministri Bujar Nerjovaj, cili nuk shtoi asgjë më shumë.

Shqyrtimi i dytë nga ana e gjyqtarit Xheladin Osmani, u caktua me datë 08 janar 2019.

Nerjovaj akuzohet për periudhën sa e kryente funksionin e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Prizren,

Sipas aktakuzës e ngritur nga Prokuroria Themelore Prizren, të cilën e përfaqëson prokuroja Metush Biraj, ish – drejtori Bujar Nerjovaj si person zyrtar me mosveprim duke shfrytëzuar pozitën apo autoritetin zyrtar, nuk e ka përmbushur detyrën e tij zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, për vete apo për dikë tjetër.

Në aktakuzën e siguruar nga kallxo.com përshkruhet Nerjovaj në vazhdimësi në periudhën kohore 05.12.2011 e deri më 21.02.20013, pasi që është njoftuar me konkluzionet e inspektorëve të ndërtimtarisë, nuk i ka ndërmarrë masa për t`i siguruar kushtet adekuate për ekzekutimin e konkluzionit të inspektorëve.

Më Shumë

I mituri në Xërxë shkon në shkollë me thikë, shoqërohet në polici

Një incident është raportuar të premten pasdite në fshatin Xërxë të Rahovecit ku një i mitur ka hyrë në ambientet e një shkolle me...

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Lajmet e Fundit