14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Tre profesorë nga Shqipëria mbajtën ligjërata publike në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

re profesorë nga Shqipëria mbajtën ligjërata publike në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, me ftesë të dekanatit të Fakultetit të Filologjisë, të martën kanë mbajtur ligjëratë tre profesorë nga Shqipëria. Prof. dr. Emil Lafe mbajti ligjëratë me temë – Gjuha letrare shqipe si koine mbarëkombëtare”, Prof. dr. Rami Memushaj – Noam Çomski dhe revolucioni i tij në gjuhësi, ndërsa Prof. dr. Kujtim Kapllani – Vepra shkencore e Androkli Kostallarit. Ligjëratat e dy profesorëve të fundit ishin më të shkurta për shkak të kohës së kufizuar dhe premtuan që gjatë muajit shkurt të vitit të ardhshëm të vijnë edhe një herë për t’i mbajtur më gjerësisht ligjëratat e tyre.

Ligjërata e Prof. dr. Emil Lafe me temë “Gjuha letrare shqipe si koine mbarëkombëtare” mori kohën më të gjatë dhe ishte mjaftë përmbajtjesore që nxiti edhe kureshtjen e studentëve dhe mësimdhënësve të UPZ-së. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Dr. Shkëlqim Millaku, i falënderoi profesorët nga Shqipëria për ligjëratat e mbajtura dhe theksoi se për studentët dhe mësimdhënësit e UPZ-së është një nderë i veçantë që të kenë mysafir profesorë të këtij rangu. Dekani Millaku në fund, u ndau mirënjohje tre profesorëve nga Shqipëria.

Më Shumë

Kampioni ende gjallë, “ia fik” dritat Yllit

Në një super ndeshje dhe dramatike, Peja fitoi ndaj Golden Eagle Yllit 80:81 (26:20, 21:26, 15:13, 18:22), duke barazuar serinë gjysmëfinale të Play-offit në...

Luizi dhe Kiara na prezantojnë me të bijën, Luna Mari Ejlli

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito një ditë më parë u bënë prindër për herë të parë. Ashtu siç e paralajmëruan dje, çifti sot doli...

Lajmet e Fundit