Në Rahovec vazhdon aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Në kuadër të fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, komuna e Rahovecit sot ka vazhduar aktivitetin për largimin e mbeturinave.

Aksionit për largimin e mbeturinave i është bashkuar edhe kryetari i komunës Smajl Latifi, organizata mjedisor “Ta pastrojmë Kosovën”, qytetar të shumtë dhe nxënës të shkollave.

Qëllimi i këtij aksioni është sensibilizimi dhe krijimi i një praktike tek qytetarët, se hedhja e mbeturinave shkatërron mjedisin dhe shëndetin t si dhe u bë thirrje që qytetarët të rrisin vetëdijen për kujdesin ndaj mjedisit, dhe institucionet të vazhdojnë me gjobitjen e ndotësve, në bazë të legjislacionit në fuqi.

Gjatë këtij aksioni janë pastruar vendi te varrezat e dëshmorëve dhe rruga Rahovec-Drenoc, tek ura e Drenocit.

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

24 orë në Kosovë: Dy të vdekur në aksidente, dhjetëra të lënduar

Dy aksidente me fatalitet janë shënuar gjatë ditës së djeshme në vend, sipas statistikave të Policisë. Përveç tyre, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur edhe 35...

Lajmet e Fundit