4.7 C
Prizren
E shtunë, 2 Maj, 2026

Gjykimi për grabitjen në Rahovec, të akuzuarit nuk e pranuan fajësinë

Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica, të akuzuar për grabitje u deklaruan të pafajshëm para Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Pas leximit të aktakuzës, të pyetur nga gjyqtari Gëzim Pozhegu lidhur me fajësinë, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.

“Jo”, thanë të akuzuarit Edmond dhe Halit.

Aktakuza e prokurorit Agron Matjani, e ngarkon Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica për veprën penale të grabitjes në bashkëkryerje, të kryer në qershor të 2018-ës, në Rahovec.

Prokurori Matjani tha se dy të akuzuarit Edmond Limanaxhiu dhe Halit Korenica bashkë me të miturin J.Sh., duke përdorur forcën fizike kanë sulmuar të dëmtuarin Denis Krasniqi.

“Derisa i dëmtuari Denis Krasniqi ka qenë duke ecur, i akuzuari Edmond Limanaxhiu e ka ndalur dhe e ka kapur për fyti, ndërsa i akuzuari Halit Korenica nën kërcënimin e një thike e ka gërvishtur në këmbën e majtë, e pastaj e kanë goditur me boksa, shqelma e shuplaka”, tha prokurori Agron Matjani.

Aktakuza shpjegon se i akuzuari Edmond Limanaxhiu, kishte marrë nga xhepi i të dëmtuarit Denis Krasniqi një Iphone 5-s, një pako cigare dhe 4 euro, e më pas ishin larguar.

Të pranishëm në sallë të gjykimit ishin edhe mbrojtësit e të akuzuarve avokatët Agim Haraçia dhe Prenk Pepaj, të caktuar sipas detyrës zyrtare, por jo edhe i dëmtuari Denis Krasniqi.

Mbrojtja e të akuzuarve deri më 11 Janar, kanë afat të bëjnë kundërshtimet e aktakuzës.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Spitali i Prizrenit dhe Policia e Kosovës thellojnë bashkëpunimin për shëndetin dhe sigurinë qytetare

Menaxhmenti i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka pritur këtë të mërkurë një delegacion të lartë nga Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit