Një ish-komandant i UÇK-së nga Suhareka merr ftesë nga Specialja, thotë se s’do t’i përgjigjet

Remzi Shala nga Suhareka, ish-komandant i UÇK-së  i njohur si “Komandant Molla e Kuqe”, thotë se ka marrë ftese nga Gjykata Speciale për të shkuar në Hagë më 17 janar 2019.

Ai i ka shkruar Gazetës Zëri dhe ka thënë se nuk do t’i përgjigjet ftesës se kësaj gjykate.

Shala po ashtu u ka bërë thirrje edhe ish-luftëtarëve të tjerë që mos të paraqiten në Gjykatë Speciale.

Shkrimi i tij më mposhtë:

Unë Komandant (Molla e Kuqe) i togut të Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm te UÇK-së kam pranuar ftesë nga Gjykata Speciale për t’u dorëzuar në Hagë, deklaroj para gjithë popullit se nuk do të dorëzohem dhe nuk do t’i përgjigjem kësaj ftese.

Ata që ma prunë këtë ftesë u deklaruan se janë polic të EULEX-it ndërsa unë ju kundërpërgjigja nuk e njoh këtë gjykatë unë jam shqiptar dhe jam krenar për luftën që kam bërë andaj u bëjë thirrje të gjithë shokëve: si kur kemi dhënë besën për atdhe dhe për flamur ashtu të jemi të një bese mos ta njohim këtë gjykatë dhe mos të dorëzohemi ne Hagë.

Me respekt, Komandant Molla e Kuqe

Image

Më Shumë

Inspektorati komunal i Malishevës apelon për respektim të orarit të grumbullimit të mbeturinave nga bizneset

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që të respektojnë me përpikëri orarin e grumbullimit të mbeturinave...

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Lajmet e Fundit