Në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ u mbajt ligjërata për Skënderbeun

Në Universitetin ‘Ukshin Hoti’ u mbajt ligjërata për Skënderbeun

Në Universitetin Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, sot është mbajtur ligjërata “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu identiteti historik shqiptar.

Ligjërata është mbajtur në kuadër të Vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut, ndërsa para të pranishmëve në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik, studiuesi Prof. Dr. Bedri Muhadri gjatë ligjëratës së tij, ka folur për epokën e Skënderbeut, shtetin dhe kontributin e tij në njohjen e popullit shqiptar gjatë mesjetës, parë edhe në kontekstin e sotëm.

Në këtë kontekst, historiani Muhadri e ka vlerësuar lartë rolin e kryetrimit të shqiptarëve.

Derisa profesor Muhadri ka folur për kontekstin historik, Prof. Dr. Sabahajdin Cena, ka mbajtur një ligjëratë rreth figurës së Skënderbeut, në krijimtarinë gojore shqiptare. 

Në akademi morën pjesë dhe e mbështetën anëtarët e këshillit Drejtues, profesorët, studentët dhe qytetarë.  

Më Shumë

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit