9.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Puthmë, moj e dashur…

Poezi nga Sergei Yesenin.

Puthmë moj e dashur puthmë
Gjer në dhimbje gjer në gjak
S’e duron dot ftohtësirën
Zemra ndezur zjarr e flakë

S’është kupa e përmbysur
Mes gazmorëve për ne
Ti një gjë kupto moj mike
Veç një herë rron mbi dhe

Shih në mes të errësirës
Hënën që shkëlqim vërshon
Sikur t’ish nje korb i verdhë
Përmbi tokë fluturon

Puthmë de se kalbësia
Këngën time ma këndoi
Ka të ngjarë qielli lart
Fundin tim parashikoi

Eh moj forcë që venitesh
Do të vdes kjo s’ka dyshim
Vetëm dua t’i puth mikes
Buzët gjer në fundin tim

Që pa turp edhe pa drojtje
Embëlsisht kur t’ëndërroj
Tok me shushurima vishnjesh
“Jam e jotja” – të jehojë

Që si shkuma përmbi kupë
Drita mos na shuhet ne
Ndaj këndo moj mikja ime
Veç një here rron mbi dhe.

(Shqipëruar nga Jorgo Bllaci)\

Më Shumë

Hyrja në fuqi e listës së çmimeve të barnave Vitia thotë janë të vendosur që ta zbatojnë këtë ligj

Nga nesër (01.02.2025) në Kosovë do të hyj në fuqi dhe do të nis së zbatuari Lista e çmimeve të barnave në vend. Ministria e...

Gjysmëfinalet e kthimit: Kush do të sigurojë biletën për finalen e Kupës?

Mesjava sjell super ndeshjet e kthimit në gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës te meshkujt. Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe...

Mallkim nëne

Lajmet e Fundit