19.9 C
Prizren
E diel, 7 Shtator, 2025

FSK-ja mban Ushtrimin Fushor “Shqiponja 2”

FSK9-30Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në fillim të muajit tetor, do të mbaj Ushtrimin Fushor të koduar ,,Shqiponja 2”, i cili do të realizohet në disa rajone të Kosovës. Për këtë qëllim FSK-ja ka bërë të gjitha përgatitjet dhe marrëveshjet paraprake me komunat dhe të gjitha institucionet që do të jenë pjesë e këtij ushtrimi, me qëllim që mbarvjatja e ushtrimit të zhvillohet sipas planifikimeve.

Qëllimi i FSK-së është që nëpërmjet ushtrimit “Shqiponja 2” të testohen aftësitë komanduese, reaguese dhe koordinuese të Njësive, Shtabeve dhe pjesëtarëve në terren.

Konvojet e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marshojnë nga vendbazimet e tyre Prishtina, Ferizaj, Gjilani, Mitrovica, dhe Pomozotini për në rajonet e grumbullimit dhe aktiviteti do të jetë i përqendruar në komunat; Pejë, Istog, Prizren dhe Klinë.

Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Forca e Sigurisë së Kosovës njoftojnë opinionin e gjerë dhe të gjithë qytetarët se lëvizjet e konvojeve të FSK-së do të bëhën për qëllim ushtrimi. Pra dislokimi i njësive dhe lëvizja e konvojeve në rrugët magjistrale dhe lokale do të vërehen gjatë 10 ditëve të para të tetorit dhe atë gjatë 24 orëve dhe do të bëhen vetem për qëllime ushtrimi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Liria e Prizrenit kthehet me një pikë nga Shtime

Ndeshja mes Vjosës dhe Lirisë së Prizrenit në Stadiumin e Qytetit në Shtime përfundoi me rezultat 1-1. Pjesa e parë u mbyll me gol të...

Vdekja e 35-vjeçarit në vendin e punës në Mushtisht – policia arreston dy persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të dyshimta gjatë orarit të...

Lajmet e Fundit