6.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

Reagon Haskuka për dëmtimet e ulëseve të Pasha Çeshmes

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka reaguar për dëmtimet e ulëseve në Pasha Çeshme.

Haskuka ka ftuar qytetarët të lajmërojnë keqbërësit në numrat kujdestar të Komunës.

Haskuka përmes publikimit në Facebook ka thënë se për këto dëmtime dyshohen se janë bërë qëllimisht nga prerësit ilegal të pyjeve.

“Prona publike është pronë e të gjithëve. Në vend se të përkujdesemi dhe ta ruajmë pronën publike, persona të papërgjegjshëm e dëmtojnë atë qëllimisht.

Një gjë e tillë ka ndodhur së fundmi përgjatë rrugës Kala – Pasha Çeshme, ku në mënyrë vandale janë shkatërruar ulëset të cilat ishin vendosur dy javë më parë. Këto shkatërrime dyshohet se janë bërë qëllimisht nga prerësit ilegalë të pyjeve, për të kaluar më lirshëm me mjetet e tyre transportuese gjatë bartjes së drunjve.

Edhe pse në vend të ulëseve të shkatërruara janë punuar ulëset e reja, nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre çështjeve. Përveç organeve kompetente që pritet ta bëjnë punën e tyre, ftohen edhe qytetarët, të cilët vërejnë keqbërësit, t’i denoncojnë tek organet e rendit ose të lajmërojnë në platformën ‘’Alo, Komuna!’’ në këta numra: 0800 19 200 dhe +383 45 119 200”, ka shkruar Haskuka.

Ndryshe ky rregullim i shtegut malor përgjatë rrugës Kala – Pasha Çeshme si dhe vendosja e ulëseve të betonit është bërë dy javë më parë dhe për këtë projekt në fazën e parë janë shpenzuar 10 mijë euro ndërsa ky projekt do të vazhdohet edhe në vitin 2019 në fazën e dytë.

Më Shumë

Prokuroria në Prizren ngrit 14 aktakuza kundër 14 personave për vepra penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave për një sërë veprash penale, përfshirë kanosjen, vjedhjen e shërbimeve dhe ndërtimin pa...

Liria dhe Iliria barazojnë 2-2 në miqësore

FC Liria dhe KF Iliria përfunduan barazim 2-2 në një ndeshje miqësore te Tropikal Resort, Durrës. Trajneri i Liria-s testoi lojtarët e rinj, të...

Lajmet e Fundit