13.5 C
Prizren
E shtunë, 7 Shkurt, 2026

NDS braktisë koalicionin në Prizren

Çështja e përzgjedhjes së pozitës së nënkryetarit të komuniteteve në Prizren, ka rezultuar me braktisjen nga koalicioni të partnerit të deritanishëm të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së komunitetit boshnjak, NDS. Një gjë e tillë ka rezultuar ditën e enjte, në seancën e fundit për këtë vit të Kuvendit të Prizrenit. Në seancën e së enjtës të Kuvendit të Prizrenit, nuk ishte paraparë pika e rendit të ditës për votimin e nënkryetarit të komuniteteve.

Por, futja në rend të ditës e kësaj pike, është propozuar nga kryetari i komunës, Mytaher Haskuka, e që është miratuar me shumicë votash nga kuvendarët, dhe i cili propozoi kuvendaren e Koalicionit boshnjak, Vakat, Memnuna Ajdini, parti e cila nuk është pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren, për këtë pozitë.

Ai ka thënë gjithashtu se, për këtë pozitë është diskutuar përgjatë një viti me partitë e komuniteteve pakicë, dhe se në mungesë të arritjes së marrëveshjes, është zvarritur procesi i përzgjedhjes së nënkryetarit të komuniteteve.

Propozimi për futjen e kësaj pike në rend të ditës, nuk është mirëpritur nga anëtarët e Kuvendit të partisë boshnjake,NDS, të cilët braktisen seancën, ndërsa kritika rreth kësaj çështje ka adresuar para Kuvendit edhe shefi i GK të AAK-së, Ilir Baldedaj. Pas fjalimeve, fal shumicës së votave nga anëtarët e Kuvendit nga radhët e Vakat-it dhe KDTP-së, Memnuna Ajdini, është zgjedhur nënkryetare e komuniteteve në Prizren.

Ajo tha pas marrjes së besimit se, do të kryej me nder përgjegjësitë që i takojnë gjatë ushtrimit të postit në këtë funksion. “Jam plotësisht e bindur se kjo pozitë përmban shumë përgjegjësi, dhe se mundëson afërsinë e komuniteteve pakicë në të gjitha zhvillimet dhe aktivitetet të cilat realizohen nga institucionet komunale në Prizren.

Unë, do të jam një hallkë e bashkëpunimit mes komuniteteve dhe pushtetit”, tha ajo pas marrjes së besimit. Në anën tjetër, për këtë çështje, ne kemi kontaktuar kryetaren e NDS-it, Emilia Rexhepi, e cila përmes telefonit na ka thënë se partia e saj më nuk do të jetë pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren.

Ajo ka kritikuar kryetarin Haskuka, se ka zhvilluar lojëra me partinë e komunitetit turk KDTP që të mbështesin kandidatin e Vakat-it, dhe nuk e ka respektuar marrëveshjen të cilen e kemi arritur më herët për pozitën e nënkryetarit dhe drejtorit, pasi që në marrëveshje ishte paraparë që KDTP të kishte dy drejtori , ndërsa NDS një drejtori dhe postin e nënkryetarit.

Ajo tha më tutje se, ndjehet e zhgënjyer pasi që edhe LDK dhe Nisma Socialdemokrate gjithashtu nuk e kanë respektuar marrëveshjen, dhe në momentin e fundit për interesa personale kanë rënë nën ndikim të LVV-së, ndërsa ka falënderuar PDK-në dhe AAK-në, për mbështetje.

Ajo akuzon gjithashtu kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, dhe atë të LDK-së, Haxhi Avdyli, për tradhëti , të cilët sipas saj i kishin bërë asaj trysni që të mbështes kryetarin aktual, Mytaher Haskuka, në zgjedhjet e fundit, dhe se në këtë moment jemi bindur se kemi ndërprerë raportet me njerëz të tillë, të cilëve asnjëherë nuk duhet besuar, ka thënë në fund, Emilia Rexhepi./tvprizreni.info/

P

Më Shumë

Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të mbesin pa ujë

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga kompania KEDS në njësitë operative të Prizrenit, Suharekës dhe...

Cena renditet i 5-ti në Sofia European Open 2026

Dardan Cena ishte i lirë në xhiron e parë, në të dytën mposhti me Wazaari, Artem Ros nga Ukraina. Në xhiron e radhës ai...

Lajmet e Fundit