7.7 C
Prizren
E shtunë, 1 Shkurt, 2025

Pak organizime festive në Prizren

Si një vit me plot sfida dhe me pak suksese, ka përfunduar viti 2018, edhe për qytetarët e Prizrenit, raporton KTV.

Me fare pak organizime në qytet, banorët e këtij qyteti kanë vendosur ta presin vitin 2019 bashkë me familjet e tyre.
Ajtene Krasniqi është bashkuar me më të afërmit për ta festuar ndërrimin e moteve, me traditën e vjetër në Prizren.

Ajo shprehet e lumtur që po pret edhe një vit të ri, gjersa shpreson se 2019-a të jetë vit më i mirë.

Festës së familjes Krasniqi iu bashkua edhe Afrimi bashkë me familje.

Me muzikë e valle, ata e kanë filluar vitin 2019.

E, Visari, nip i kësaj familjeje, thotë se sfidat kanë qenë të shumta edhe për të, por që sukseset nuk munguan.

Me këtë atmosferë, familja Krasniqi e Sadiku kanë pritur natën e ndërrimit të moteve.

Por, atmosferë e tillë nuk është parë edhe në rrugët e Prizrenit.

“Nata e ndërrimit të moteve, Prizrenin e gjeti pothuajse të qetë, pasi qytetarët kanë zgjedhur që kalimin në vitin 2019 ta bëjnë në gjirin familjar. Megjithatë, ashtu si në qytetet të tjera të Kosovës, edhe Prizreni shpërtheu në fishekzjarrë derisa po numëroheshin minutat e fundit të vitit që tashmë e lamë pas.”

Qytetarët nuk janë ndarë shumë të kënaqur me organizimet në Prizren, ndonëse kanë kërkuar shumë punë nga institucionet për vitin 2019.

Në vitin 2019, qytetarët e Prizrenit presin përmirësim të kushteve në këtë qytet dhe më shumë vende të punës


  • KËRKO

Ballina  Lajme  Kosovë

 Urim Isma

01 janar 2019 20:10

P

Më Shumë

Sonte El Clasico e basketbollit kosovar, vendoset finalisti i parë i Kupës

Sonte vendoset finalisti i parë i Kupës së Kosovës. Trepça dhe Prishtina takohen në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, në ndeshjen e kthimit  për të kërkuar...

Nis restaurimi i shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren, MKRS thotë se po shpëtohet nga rrënimi

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka bërë të ditur se po vijojnë punimet për restaurimin e shtëpisë së familjes Bërlajolli në Prizren. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit