16.8 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Rahovec: Bachelori dhe masteri s’ i bëjnë punë për të gjetur punë


Qëndrim Hoti i ka përfunduar studimet bachelor dhe master në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, raporton KTV.

Meqë është ende pa punë, ai thotë se i përcjell të gjitha konkurset, ku ka vërejtur raste që janë punësuar njerëz në shkolla pa konkurse dhe në baza familjare.

Njësoj, sipas tij, ka ndodhur edhe ne shkollën “31 Marsi” në fshatin Guri i Kuq në Rahovec, ku orët në lëndën e Edukatës Fizike komuna ia ka dhënë një mësimdhënësi që punon edhe në një shkollë tjetër.

Hoti është ankuar edhe në komunë, por nuk ka marrë përgjigje. E, drejtori i Arsimit i komunës së Rahovecit thotë se pretendimet e Hotit nuk qëndrojnë.

Sipas tij, në shkollën “31 Marsi”, mësimdhënësi paraprak i Edukatës Fizike e ka lënë punën dhe është bërë një zëvendësim i përkohshëm.

Morina thotë se nuk i lejohet me ligj të hapë konkurs, përderisa ka mësimdhënës që punojnë me gjysmë norme.

Në anën tjetër, Qëndrim Hoti, i vendosur, thotë se do të vazhdojë të ankohet.

B

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Kurti kujton Ekrem Rexhën: Ishte shpresë për rindërtimin e vendit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar komandantin e Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, në 26-vjetorin e vrasjes së tij. Përmes një...

Lajmet e Fundit