7 C
Prizren
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Ashton: Zgjedhjet në Kosovë, mundësi e madhe

ashtonZgjedhjet në Kosovë, që do të mbahen më 3 nëntor, paraqesin një mundësi të madhe, dhe atë për herë të parë nga viti 1999, Serbia i ka bërë thirrje popullatës serbe që të dalin në zgjedhje, ka thënë baronesha Catherine Ashton.

“Pas zgjedhjeve, mund të vijë një marrëveshje tjetër në mes të dy palëve”, ka thënë Ashton gjatë pjesëmarrjes në tribunën në Qendrën “Woodrow Willson” në Uashington, ku, përveç tjerash, u diskutua edhe për Kosovën.

Duke folur për marrëveshjen e Brukselit, të arritur në mes të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, Ashton ka thënë se meritat kryesore për këto marrëveshje nuk i takojnë asaj, veçse “dy kryeministrave”.

“Ende i kujtoj të gjitha takimet, nga të cilat tri prej tyre kanë zgjatur nga 14 orë. Që të dy mendojnë për të ardhmen e popullit të tyre dhe nuk dëshirojnë të kthehen në të kaluarën, sepse nuk mund të shkohet askund me histori”, ka theksuar Ashton, shkruan Zëri.

Ajo ka thënë se Thaçi dhe Daçiq dëshirojnë që vendet e tyre të integrohen në BE, duke shtuar se “edhe duhet të jenë në BE dhe se rreth kësaj çështje as që duhet diskutuar”.

Duke rrëfyer momentin kur ka kuptuar për vrasjen e doganierit lituanez në veri të Mitrovicës, Ashton ka thënë se këtë e ka kuptuar nga kryeministri Serb, Daçiq, i cili, sipas saj, e ka njoftuar atë përmes telefonit, me zë të trishtuar.

“I pari që më ka treguar për këtë rast, me zë të rishtuar, ka qenë kryeministri i Serbisë. Ata janë duke punuar për së afërmi me ne për të zbuluar kryesit e kësaj vepre dhe të njëjtit të sillen para drejtësisë”, ka deklaruar baronesha Ashton.

Më Shumë

Dominimi i Ballkanit: Klubi, futbollisti dhe trajneri më i mirë për vitin 2024

FC Ballkani ka vulosur edhe një herë statusin e tij si fuqia kryesore në futbollin kosovar, duke fituar tre çmime madhore për vitin 2024....

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome. Kryeministri...

Lajmet e Fundit