(E plotësuar)Aksidentohen 11 vetura në autostradën ‘Ibrahim Rugova’

(E plotësuar) 11 vetura janë aksidentuar në orët e mbrëmjes në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për KALLXO.com se në këtë autostradë kanë ndodhur dy aksidente zinxhirore, ku janë përfshirë 11 vetura.

“Aksidenti i parë ka ndodhur në kilometrin e 27 të autostradës, nga Suhareka në drejtim të Prizrenit, ku janë përfshirë pesë vetura dhe si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë Krasniqi për KALLXO.com.

Pas këtij aksidenti, Krasniqi tha se janë njoftuar për një aksident tjetër në afërsi të Prizrenit.

“Aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të Prizrenit. Gjashtë vetura janë përfshirë por nuk ka persona të lënduar”, ka thënë Krasniqi.

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës

Pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës ka ndodhur një aksident zinxhiror.

Sipas policisë së Kosovës në këtë aksident janë përfshirë 5 vetura, dhe për pasojë dy persona kanë marrë lëndime trupore.

“Po aksidenti ka ndodhur në kilometrin e 27-të në rrugën Suharekë- Prizren. Të përfshira kanë qenë 5 vetura dhe dy persona kanë marrë lëndime trupore e që të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Reagon MMPH për laurat në PK “Sharri”: Nuk ka kufizim lëvizjeje apo pagesa

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPH) ka reaguar lidhur me aktivitetet për vendosjen e laurave (rampave) në hyrje të Parkut Kombëtar “Sharri”,...

Lajmet e Fundit