26.1 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Moro: Frëngjishtja është një gjuhë e anëtarësimit dhe e pjesëmarrjes në Evropë

Christine Moro-ambasadoreAmbasadorja e Francës në Shqipëri, Christine Moro, mori pjesë në prezantimin e një trajnimi tre ditor të organizuar nga MPJ shqiptare në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF) dhe të Shkollës prestigjioze ENA (Ecole Nationale d’Administration française – Shkolla Kombëtare e Administratës franceze).

Ky trajnim mblodhi stazhierë, të cilët kanë tashmë një nivel të mirë të gjuhës frënge, të disa ministrive shqiptare. Trajnimi ndërthur përmirësimin gjuhësor mbi tema të specializuara, dhe njohuri mbi strukturat evropiane dhe teknikat e negocimit, transmeton BW.

Ai vijon pas një moduli të parë, i cili u organizuar disa javë më parë në Bruksel.

Ky kurs, theksoi Ambasadorja, na kujton se frëngjishtja është një gjuhë evropiane, një gjuhë e anëtarësimit në Evropë, një e gjuhë pjesëmarrjes në Evropë.

Ajo përshëndeti praninë e punonjësve nga ministritë e ndryshme, çka përbën një shenjë të mirë të angazhimit të tyre në çështjet evropiane.

Moro kujtoi gjithashtu bashkëpunimin e frytshëm me ENA, e cila ka formuar dhjetëra zyrtarë të lartë shqiptarë, të grupuar sot në një shoqatë, e cila mundëson zgjerimin dhe ndarjen e njohurive të marra.

Së fundi, Ambasadorja falenderoi Kryediplomatin shqiptar, Ditmir Bushati për pjesëmarrjen e tij personale në këtë aktivitet dhe për vëmendjen që ai i kushton Frankofonisë dhe marrëdhënieve me Francën.

Më Shumë

Ndërprerje të rrymës sot në rajonin e Prizrenit për shkak të punimeve në rrjet

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ketë ndërprerje të planifikuara të energjisë...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit