13.6 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

MASHT: Gjimnazi “Loyola” radhitet i pari në testin e maturës

Sipas shënimeve të grumbulluara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Kosovës, Gjimnazi „Loyola“ radhitet i pari në listën e rezultateve të maturës shtetërore të vitit të kaluar.

Nga DKA-të e të gjitha komunave, MASHT-i kishte kërkuar zyrtarisht, që më së voni më 31 janar 2019, t´ ia dërgonin shënimet zyrtare të secilës komunë për 20 nxënësit e parë, me më së shumti pikë në testin e maturës dhe suksesin e tyre të përgjithshëm në tre vjetët e fundit. Sipas këtij raporti, të parët në listë janë 23 nxënës të shkollës sonë.

Këto të dhëna të MASHT-it, për Gjimnazin „Loyola” janë vlerësim dhe afirmim i punës sonë, i rezultateve dhe përkushtimit të thellë për të arritur shkallën më të lartë të dijes dhe përgatitjes për jetë të nxënësve.

Më Shumë

Haxhi Avdyli kërcënohet me dajak në Facebook

Haxhi Avdyli i cili do të kandidoj në listën e LDK-së, si pjesë e ekipit të Vjosa Osmanit, ka publikuar në Facebook një kërcënim...

“Komandant Drini jeton në çdo gur të Prizrenit”- në Urën e Arastës vendoset mesazhi përkujtimor

Në Prizren, në 26-vjetorin e rënies së Ekrem Rexhës, i njohur si komandant Drini, është vendosur një mesazh përkujtimor në Urën e Arastës me...

Lajmet e Fundit