Shtohet numri i zjarrfikësve në Prizren

Prizrenit i janë shtuar 30 zjarrfikës.

Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit, Faruk Dakaj thotë se me këtë numër është shtuar më shumë siguria dhe mbrojtja për qytetarët.

“Me kërkesën e vazhdueshme të Drejtorisë për Emergjencë dhe Siguri në Komunën e Prizrenit dhe përkrahjen e deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje! të cilët propozuan amandamentin, Komunës dhe Brigadës sonë në Prizren iu është shtuar edhe 30 zjarrfikës të tjerë profesional”, shkruan Dakaj në “Facebook”.

“Kanë kaluar gati 50 vite që kur territorit të Komunës tonë nuk i është shtuar asnjë zjarrfikës shtesë edhe pse numri i banorëve vazhdimisht është rritur që nga ajo kohë e deri me sot”.

“Ky numër shtesë përsëri nuk i plotëson nevojat e qytetarëve për më shumë siguri, por zbutë sadopak gjendjen e rëndë e cila ka ekzistuar në vitet e pasluftës e deri më tani”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se u deponuan në një bankë në Prizren

323 monedha nga dy euro të falsifikuara dyshohet se janë deponuar në një bankë në Prizren nga disa persona të panjohur. Rastin në Policinë e...

Haskuka: Parku i Biznesit në Prizren me rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe politik në vend

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me ministren në detyrë Mimoza Kusari-Lila, ku kanë...

Lajmet e Fundit