Deputetja e LDK-së për rastin e mjekut nga Prizreni: Mjaftë më!

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri ka reaguar pas publikimit të lajmit të një mjeku nga Prizreni i cili përdori një gjuhë të ulët ndaj pacientes e cila vuante nga ‘zorra qorre’.

Sipas saj, tipat sikurse kirurgu Rrahim Ymeri nuk e meritojnë të shërbejnë në shëndetësinë kosovare.

“Ky duhet të shkojë në shtëpi. Të mos liqensohet as për shërbime private. Ky dhe shumë si ky nuk e meritojnë të hynë në institucionet shëndetësore. Mjaft më”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Indeksonline raportoi mbrëmë për gjuhën e rëndë të mjekut nga Spitali i Prizrenit, ndaj një paciente.

Kirurgu Ymeri në një audio dëgjohet duke fyer pacienten e cila po rënkonte nga dhimbjet, derisa në një moment e quan edhe majmun.

Ndaj këtij rasti ka reaguar Shërbimi Spitalor i Klinikes Universitare të Kosovës (SHSKUK), duke kërkuar sanksionimin e mjekut që fyeu pacienten. /Indeksonline/

Më Shumë

Aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie në Dragash, ngarkohen se dërguan aparate të vjetra të fotokopjimit në shkolla në vend të pajisjeve të...

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.P., dhe personit juridik “B. Sh.P.K.”, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë...

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Lajmet e Fundit