15.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Zv.ministri Nerjovaj tërhiqet nga plani për ta pranuar fajësinë për keqpërdorim të detyrës

Zëvendësministri i Administratës Publike, Bujar Nerjovaj, i ka rënë pishman që ka thënë se ishte i gatshëm të pranonte se kishte keqpërdorur detyrën.

Zëvendësministri, që vjen nga partia e kryeministrit, AAK-ja, ditë më parë i kishte propozuar gjykatës se ai ishte i gatshëm të pranonte fajësinë, i bindur se kjo do të bënte që hidhej poshtë aktakuza, raporton KTV.

Por, Nerjovaj që akuzohet për kohën sa ishte drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, është tërhequr nga pranimi i fajësisë, pasi që thotë se e keqkuptoi gjithë këtë situatë.

Nerjovaj akuzohet se nuk i kishte siguruar kushtet për të ekzekutuar rrënimin e disa objekteve hoteliere në afërsi të sheshit “Shatërvan” në Prizren.

Por, ai pretendon se në këtë aktakuzë nuk janë të përfshirë ata që është dashur t’i zbatojnë këto vendime.

Gjykata Themelore në Prizren nuk është e informuar se Nerjovaj është tërhequr nga pranimi i fajësisë.

Në një përgjigje për KTV-në, zyrtarë për media të kësaj Gjykate, kanë thënë se janë të informuar për kërkesën për pranim të fajësisë, por nuk e kanë atë ende të shkruar.

Megjithatë, Nerjovaj thotë se në rast se Gjykata e shpall atë fajtor, ai është i gatshëm të tërhiqet nga pozita e zëvendësministrit të Administratës Publike.

Në tetor të vitit të kaluar Prokuroria Themelore në Prizren, ngriti aktakuzë kundër Bujar Nerjovajt.
Sipas Prokurorisë, shkaku i veprimeve të tij, duke mos rrënuar disa objekte afër sheshit “Shatërvan” dhe mospagesës së detyrimeve, buxheti i Komunës së Prizrenit ishte dëmtuar për më shumë se 36 mijë euro.

© K

Më Shumë

Dogana e Kosovës zbulon mall me origjinë të pasaktë në Vërmicë, nis procedura kundërvajtëse

Dogana e Kosovës ka identifikuar një rast të mosdeklarimit të saktë të origjinës së mallrave gjatë procedurave të importit në pikën doganore të Vërmicës. Gjatë...

“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje për planet e tij për Prizrenin

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka folur në detaje për planet e tij për këtë komunë, ku ka përmendur problemet...

Lajmet e Fundit