14.9 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Varroset Beg Morina nga Hasi, i aksidentuar në Hungari

Beg Morina nga fshati Kushnin i Prizrenit i cili humbi jetën javën e kaluar teksa po kthehej nga Hungaria, sot është sjell në Kosovë, kur edhe do të bëhet varrimi.

Ani pse në media u raportua se i ndjeri ishte duke vozitur dhe xhiruar në të njëjtën kohë, kjo gjë është demantuar nga familjarët.

Të afërm të viktimës kanë thënë për Periskopin se ai ishte ulur përbri shoferit dhe vetëm po xhironte.

Madje, kjo shihet edhe në videon që është bërë gjatë aksidentit, e cila kishte qarkulluar nëpër media.

I ndjeri B.M. nga Kushnini po kthehej me dy miq nga Hungaria për në Kosovë, kur ndodhi aksidenti në njërën nga autostradat e Hungarisë. Miqtë e tij morën lëndime, por B.M. nuk arriti t’u shpëtojë plagëve.

45 vjeçari punonte si furrtar, me ç’rast kishte biznes të vetin në Hungari.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në ora 14:00, në varrezat e fshatit Kushnin.

B.M. la pas vetes gruan dhe katër fëmijë

Më Shumë

“Me armë në studio pas mosmarrëveshje rreth një borxhi”- Ja si ndodhi rasti ku Gjesti mbeti i arrestuar

Prokuroria Themelore në Prishtinë të enjten ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e paraburgimit për këngëtarin Besart Kelmendi i njohur...

Bashkimi fiton ndaj Junior 06

Bashkimi ka shënuar fitore me rezultat 65:34 ndaj Junior 06 në konkurrencën e femrave. Bashkimi arriti të krijojë epërsi që në fillim të lojës dhe...

Lajmet e Fundit