23.4 C
Prizren
E enjte, 18 Shtator, 2025

Haskuka: Arsimi është një nga prioritetet e Komunës së Prizrenit

Me rastin e shënimit të 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, sot në ShFMU “Abdyl Frashëri” u organiza një program artistik ku morën pjesë kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetarja për Komunitete znj. Memnuna Ajdini, drejtori i Drejtorisë së Arsimit Skender Susuri, si dhe drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, veteranët e arsimit, nxënësit dhe prindërit e tyre.

Në një fjalë rasti kryetari Haskuka theksoi rëndësinë dhe rolin vendimtar të mësimdhënësit në suksesin e një vendi, duke përmendur shembullin nga Japonia – ku sipas traditës, i vetmi zyrtar që nuk i përkulet perandorit në takime është mësuesi.

Kryetari Haskuka po ashtu njoftoi se arsimi është një nga prioritetet e Komunës së Prizrenit, për të cilin ka investime të ndryshme si hapja e çerdheve të reja publike, rritja e cilësisë në arsim duke punuar për hapjen e laboratorëve të kimisë, fizikës, biologjisë, kabineteve të muzikës, si dhe lidhjen e arsimit me jetën e përditshme, ekonominë, sportin dhe fushat e tjera të jetës.

Kurse drejtori Susuri falenderoi kryetarin për mbështetjen e dhënë për Drejtorinë e Arsimit dhe shkollave, duke nënvizuar se për herë të parë 120 mijë euro nga të hyrat vetanake të komunës iu dedikohen pajisjes së shkollave me teknologji mësimore.

Pas programit artistik të përgatitur nga nxënësit, u shpërndanë mirënjohje për 75 mësimdhënës të cilët janë pensionuar mes datave 8 mars 2018 – 7 mars 2019, si dhe për 15 mësimdhënës për zbatim të suksesshëm të kurrikulave për vitin 2018.

Më Shumë

Arbër Rexhaj publikon fotografi me Nezir Çoçajn në Prizren

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka publikuar një fotografi në Facebook ku shihet duke pirë kafe me kandidatin e Nismës për Kuvendin Komunal...

Pesë vite më parë, mbylli perden përgjithmonë aktori Adem Mikullovci

Më 15 shtator 2020, pikërisht sot para pesë viteve, vdiq aktori Adem Mikullovci. Ai iku për t’u përjetësuar gjithmonë përmes veprave që la pas...

Lajmet e Fundit