Në aksidentin në Gjilan ka mbetur i vdekur furrtari Qerim Çoçaj

Aksidentin që e shkaktoi një kamion, ka lënë të vdekur një person në Gjilan dhe dhjetëra të lënduar.
Viktima është Qerim Çoçaj,pronar i furrës “Vëllezërit Çoçaj” në Gjilan. Lajmi për Gazetën Express është konfirmuar nga familjarët.

Kjo furrë gjendjet përballë stacionit, ndërsa aksidenti ka ndodhur rreth 200-300 metra më poshtë.

Ndryshe, 18 persona kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit të shkaktuar nga një kamion në Gjilan. Disa prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu ka thënë për Gazetën Express se 16 prej të lënduarve janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, derisa dy të tjerë të cilët janë me lëndime të rënda trupore dhe gjakderdhje në tru janë referuar për në QKUK.

Hajrullahu ka deklaruar se në mesin e të lënduarve nuk ka fëmijë. /Express/

Më Shumë

Osmani nga Rahoveci: Kosova zgjedh stabilitetin, punën, familjen dhe të ardhmen

Në një tubim të madh të mbajtur me qytetarë në Rahovec, Presidentja e 6-të e Kosovës dhe kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit