Haskuka: Deri në fund të mandatit do t’i realizojmë të gjitha premtimet zgjedhore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një publikimi në Facebook ka thënë se deri në fund të mandatit do të realizojë të gjitha premtimet.

Ai ka përmendur raportin e institutit GAP, i cili ka listuar Prizrenin si komuna me përmbushjen më të madhe të premtimeve zgjedhore.

“Ndër 7 komunat më të mëdha të Kosovës, Prizreni kryeson në përmbushjen e premtimeve zgjedhore. Pas vitit të parë të qeverisjeve lokale, Instituti GAP ka publikuar raportin lidhur me përmbushjen e premtimeve zgjedhore të dhëna nga kryetarët e të gjitha komunave të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale. Nga 7 komunat më të mëdha, komuna jonë është e vetmja që ka arritur të realizojë mbi 20% të premtimeve qysh në vitin e parë qeverisës. Saktësisht çereku nga 49 zotimet sa janë evidentuar në këtë raport, tanimë janë të përmbushura. Për më tepër në këtë raport Prizreni kryeson edhe me fillimin e realizimit të zotimeve të tjera”, ka shkruar Haskuka.

Më Shumë

Hapet aplikimi për rreth 20 mijë maturantë për testin e Maturës Shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka njoftuar se ka filluar procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të...

Në Savrovë përkujtohen dëshmorët dhe martirët e lirisë

Në fshatin Savrovë të Suharekës është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nderim të bijve dhe bijave të rënë për lirinë e vendit. Në këtë aktivitet,...

Lajmet e Fundit