22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Dënohet me kusht i akuzuari që pranoi fajësinë për aksidentin në rrugën Gjakovë-Prizren

 Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar tre muaj burgim me kusht për të akuzuarin për veprën penale “rrezikim të trafikut publik”, Qazim Kastrati.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, i akuzuari Kastrati nuk kryen vepër tjetër penale.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas kësaj, i akuzuari Kastrati, ka thënë se ndihet fajtor për veprën të cilën e ka kryer dhe është rasti i parë që i ka ndodhur.

Ai ka kërkuar nga gjykata që me rastin e caktimit të dënimit të ketë parasysh se është i gjendjes së dobët ekonomike, mbajtës i familjes, ashtu që t’i shqiptojë një dëmin sa më të butë.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit nuk e ka kundërshtuar prokurorja Dëshire Jusaj, ku sipas saj, një gjë e tillë ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguajë shpenzimet procedurale dhe atë në emër të ekspertizës mjekoligjore shumën prej 50 euro, për ekspertizën e komunikacionit, shumën prej 40 euro dhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 31 maj 2018, ndaj Qazim Kastrati, duke e ngarkuar atë me veprën penale “rrezikim i trafikut publike”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 14 prill 2018, rreth orës 09:30 në magjistralen Gjakovë-Prizren nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Kastrati, duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes 124” nuk ia përshtat shpejtësinë dhe distancën kushteve dhe rrethanave të rrugës, gjatë përball kalimit për një moment e humb kontrollin del në shiritin e anës së majtë të rrugës e si pasojë me pjesën e përparme të anës së majtë e godet automjetin e markës “VW Pasat” pronë e të dëmtuarit Avni Musaj.

Tutje, në aktakuzë, thuhet se si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të lehta trupore pëson i dëmtuari Avni Musaj si dhe pasagjerët e tij Mejreme Musaj, Destan Musaj dhe Fjolle Musaj, lëndime këto të konstatuara në ekspertizën mjekoligjore të Dr. Valon Hyseni. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Dëmtohet vendpikniku në Nashecë

Fshati Nashec i Prizrenit, në vitin 2021  u pasurua me një hapësirë rekreative e gjelbëruese, duke plotësuar kështu kërkesën dhe dëshirën e banorëve të...

Një grua tenton të vetëvritet në Prizren

Një grua në Prizren, dyshohet se ka tentuar t'i  japë fund jetës së saj. Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se një...

Lajmet e Fundit