Vazhdon zbatimi i masave parandaluese ndaj rriqrave në Malishevë

Në territorin e Komunës së Malishevës, është vazhduar zbatimi i masave parandaluese, në kuadër të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK). Po ashtu janë duke vazhduar edhe ligjëratat e vetëdijesimit, për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave, si dhe masat tjera parandaluese

“Zbatimin e këtyre dy masave, e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti, të cilët janë edhe anëtar të Këshillit Komunal për menaxhimin e EHKK në Malishevë.

Ligjëratat për vetëdijesimin për tu mbrojtur nga pickimi i rriqrave dhe zbatimin e masave tjera parandaluese, në shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur profesionistët shëndetësor nga Qendra e Mjekësisë Familjare “dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë. Këto ligjërata sot janë mbajtur në shkollat e Astrazupit dhe Dragobilit”, thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu sot është mbikëqyrë edhe zbatimi i fushatës së repelimit në fshatrat Gajrak dhe Banjë. Nënkryetari Berisha, ju ka dhënë përkrahje si profesionistëve shëndetësor, ashtu edhe profesionistëve të cilët bëjnë repelimin, dhe ka thënë se “Komuna e Malishevës, është e përkushtuar në zbatimin e këtyre masave, me qëllim që të mos përsëriten vitet e kaluara, kur kemi pasur vdekje si pasojë e virusit të EHKK, i cili bartet përmes rriqrave”.

Më Shumë

Aty ku mbillet urrejtja, korret vetëm dhimbja

Nga Enver N. Rexhaj Për një krim ka përgjegjësi individuale dhe drejtësia duhet ta përcaktojë atë. Por për klimën e urrejtjes, përçarjes dhe normalizimit të...

Ra nga pema e qershisë, vdes 33-vjeçari në Suharekë

Një 33-vjeçar  ka vdekur në Suharekë pas një aksidenti të ndodhur mbrëmë, pasi ra nga pema e një qershie me lartësi diku 6 metra. KLIKO...

Lajmet e Fundit