12.8 C
Prizren
E diel, 21 Shtator, 2025

Për një vit, 17 persona humbën jetën tragjikisht në Suharekë

Shtatëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën brenda një viti në Suharekë.

Viktimat kanë humbur jetën tragjikisht, në aksidente të trafikut, vende të punës si dhe vrasje me armë zjarri.

Pesë prej tyre kanë qenë nga fshati Mushtisht.

Në këtë fshat  është organizuar një marsh paqësor për rastet tragjike që kanë ndodhur ditët e fundit.

Protestuesit kanë kërkuar më siguri nga institucionet.

Për dy ditë në këtë komunë janë shënuar pesë viktima.

Dy vrasje dhe një aksident me fatalitet, shkruan “PrizrenPress”.

Ismet Gegaj, 64-vjeçar, nga fshati Studençan ka mbetur i vrarë pas një zënke për pronë me vëllain, Bajram Gegaj, 72-vjeçar.

Gegaj e qëlloi për vdekje 6 herë me armë të vëllain e tij, Ismetin.

64-vjeçari, më herët ishte dënuar 14 vite për një vrasje të kryer.

Po të njëjtën ditë, më 17 mars 2019, në një kazino u gjet i vrarë një 32-vjeçar.

I dyshuar për vrasjen në kazino, është një rreshter i Policisë së Kosovës, të cilit tashmë iu është caktuar paraburgimi prej 1 muaji nga ana e Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Ai është Shefki Spahiu, i cili sipas gjykatës, 32-vjeçarin Jetmir Aliaj, e kishte qëlluar me plumb në kokë.

Polici dyshohet se kishte synuar grabitje në një kazino në rrugën e Reshtanit dhe kishte qëlluar Jetmir Aliajn, punëtor i kazinosë.

Gjykata ka treguar se polici ka qëlluarin viktimën me armën e markës “Glock” në kokë, kështu duke i shkaktuar lëndime të rënda dhe duke e lënë të vdekur. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bashkimi e mbyll me fitore edhe ndeshjen e pestë kontrolluese

Bashkimi i Prizrenit ka vazhduar formën e mirë në fazën përgatitore, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi në ndeshjet kontrolluese. Portokallezinjtë triumfuan ndaj Trepçës...

Osman Hajdari merr detyrën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm në Prizren

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka zyrtarizuar sot emërimin e Msc. Osman Hajdarit në postin e Drejtorit Ekzekutiv. Hajdari e ka...

Lajmet e Fundit