7.9 C
Prizren
E martë, 31 Mars, 2026

Kryetari i Dragashit ngushëllon familjen Mustafa, për vdekjen tragjike të djalit të tyre

Kryetari i Dragashit, Shaban Shabani ka ngushëlluar familjen Mustafa për vdekjen e djalit të tyre, i cili humbi jetën pas rrëzimit nga kali.

“E nderuara familja Mustafa, më lejoni që në emrin tim dhe Komunës së Dragashit të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të bashkëvendësit tonë në mënyrë tragjike”, thuhet në letrën ngushëlluese të Shabanit.

“Lajmin për ndarjen nga jeta të birit tuaj e përjetuam rëndë, edhe në këto momente të rënda për ju dhe për të gjithë ne, jemi bashkë për të ndarë dhimbjen e thellë dhe pikëllimin”.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për emrin dhe veprën e tij!”, transmeton “PrizrenPress”

Një 24 vjeçar me inicialet M.M nga fshati Bresanë komuna e Dragashit, ka humbur jetën gjatë ditës së sotme gjersa ishte duke kalëruar.

Zëdhënësi i Policisë së për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ka thënë për Telegrafin se është i riu nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve që kishte marrë nga rrëzimi.

“Policia e ka marr lajmin gjatë orës 16:40. Personi në fjalë nuk ka mundur t’iu mbijetonte plagëve që kishte marr pas rrëzimit nga kali. Mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se trupi do t’iu kthehet familjarëve pasi që është cilësuar si vdekje aksidentale.

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete sot në Prizren. Siç merr vesh Insajderi bëhet fjalë për një person që kërkonte lëmoshë. Policia ende nuk ka...

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Lajmet e Fundit