Në Suharekë mblidhen 11 000 nënshkrime për shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit

Mbi 11 mijë nënshkrime janë mbledhur nga qytetarët e Suharekës për peticionin, i cili kërkon shfuqizimin e Ligjit për Lojrat e Fatit. 

“Këtë të drejtë kushtetuese e kërkuan qytetarët dhe bashkarisht me subjektet politike, u organizuam që kjo të realizohet si reagim qytetar, ndaj ngjarjeve tragjike që ndodhën në komunën tonë.

Peticioni ka përfunduar dhe nesër së bashku me përfaqësuesit e subjekteve politike, do ta dorzojmë në Parlamentin e Kosovës në Prishtinë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

“I falenderoj të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe secilin vullnetar që dha kontributin e tij”, ka shkruar ai.

/Epoka e re/

Më Shumë

Arrestohet i dyshuari për vrasjen e imamit në Zlipotok të Dragashit

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e ndodhur në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit,...

Komuna e Suharekës pajis “Eko Therandën” me mjete të reja për përmirësimin e shërbimeve publike

Në Komunën e Suharekës janë pranuar pajisje të reja të dedikuara për Ndërmarrjen Publike Lokale “Eko Theranda”, me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve operacionale...

Lajmet e Fundit