18.5 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Rahovec/ Dënohen me kusht dy të akuzuarit, njëri për vjedhjen e telefonit e tjetri për blerjen e tij

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar dënim me tre muaj burgim dhe 200 euro gjobë me kusht për të akuzuarin për vjedhje, Dinë Rrustemi.

Me tre muaj burgim me kusht, është dënuar edhe i akuzuari Samidin Krasniqi për veprën penale “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituar me kryerjen e veprës penale.

Aktgjykimi ndaj tyre është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që të akuzuarit paraprakisht e kanë pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën një vjeçare, të akuzuarit nuk kryejnë vepër tjetër penale.

Pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarve nuk e ka kundërshtuar prokurori Ismet Tofaj, i cili tha se pranimi i fajësisë është bërë në mënyrë vullnetare dhe ka mbështetje në provat që gjenden në shkresat e lëndës.

Gjyqtari Shabani, ka obliguar të akuzuarit që në mënyrë solidare të paguajnë shpenzimet procedurale në shumen prej 30 euro.

Ndryshe Prokuroria Themelore në Gjakovë më 7 Qershor 2017, ka ngritur aktakuzë ndaj Dinë Rrustemi, duke e ngarkuar se më 5 Shtator 2016, rreth orës 12:00 në fshatin Radostë të Rahovecit, merr pasurinë e luajtshme tjetrit me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm për vete apo për tjetrin, ndërsa Samedin Krasniqi akuzohet se ka pranuar sendin e fituar nga kryerja e veprës penale.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Rrustemi në ditën kritike hynë në shtëpinë e të dëmtuarit Besart Morina dhe në dhomën e ditës merr një telefon të llojit “Samsung S4” dhe pa u diktuar largohet nga vendi i ngjarjes dhe shkon në Prizren.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Samedin Krasniqi në datën e njëjtë si në dispozitivin e parë të aktakuzës në Prizren ndërron telefonin e tij me të pandehurin Rrustemi, ndërsa pas veprimeve operative të policisë, telefoni i vjedhur sekuestrohet dhe i kthehet të dëmtuarit Besart Morina.  /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Artan Abrashi dhe AAK-ja nënshkruajnë marrëveshje koalicioni për qeverisjen lokale në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka nënshkruar sot një marrëveshje koalicioni me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për...

Më 29 tetor fillon pushimi vjeshtor për të gjitha shkollat e Kosovës

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas kalendarit zyrtar të vitit...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit