Objekti i nisur vjet – peng i ndeshjes ndërmjet dy pushteteve në Prizren

Drejtoria e Arsimit në Prizren ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të shkollës së muzikës “Lorenc Antoni”. Sipas kësaj drejtorie, dilemat eventuale rreth këtij projekti janë sqaruar dhe se të martën në bashkëpunim me nivelin qendror do të përmbyllet lëvizja e vogël e situacionit, që më pastaj do të pasohet me fillimin e punimeve.

Ndërkohë Drejtoria e Urbanizmit në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se ende nuk e ka lëshuar lejen e re ndërtimore për këtë projekt, por ka konfirmuar se DKA-së ia ka dhënë mundësinë që në bashkëpunim me Ministrinë e Administratës Publike ta ndryshojnë pozitën e lokacionit, konform vendimit të Kuvendit të Komunës.

Drejtori i Arsimit, Skender Susuri, fillimisht ka shprehur qëndrimin se “individë të caktuar, për fat të keq të veshur edhe me petkun e pushtetit, për arsye të ndryshme kanë dashtë me i ndalë punimet aty”. “Por përfundimisht punimet do të fillojnë në këtë hapësirë. Ka një lëvizje të vogël të situacionit, lëvizje të godinës por nesër në Prishtinë përfundimisht zgjidhet ky problem.

Më Shumë

Diskutohet progresi i Masterplanit të Hapësirave Publike të Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur përfaqësuesit e GIZ Kosovo nga komponenta e Zhvillimit Urban Qarkor (Kosovo4Green) dhe përfaqësuesit e kompanisë Urban Plus,...

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Lajmet e Fundit