Haskuka: Është e padrejtë që Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet që i ka bërë në Kosovë

Me rastin e 20 vjetorit të Betejave të Përdrinisë, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryesuesi i Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, nënkryetarët e Komunës, drejtorët, asamblistët dhe zyrtarët komunalë sot bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe të martirëve në Landovicë dhe morën pjesë në tubimin përkujtimor pranë lapidarit në këtë fshat.

Më pas, kryetari Haskuka mori pjesë edhe në manifestimin për Ditën e Shkollës në Randobravë dhe tubimin përkujtimor të organizuar për nder të 20 vjetorit të masakrës në Krushë të Vogël.

Me këtë rast, kryetari Haskuka tha: “Është shumë e padrejtë që 20 vite pas masakrave ende nuk kemi asnjë të dënuar për këto masakra. Është shumë e padrejtë që 20 vite pas luftës, më shumë se gjysma e të vrarëve dhe të masakruarve në Krushën e Vogël janë të pagjetur. Është shumë e padrejtë që Serbia edhe 20 vite pas luftës nuk ka kërkuar falje për krimet që i ka bërë në Kosovë, kërkon që ta sundojë Kosovën dhe nuk e pranon atë. Është shumë e padrejtë që 20 vite pas luftës Kosova mbetet e izoluar, ndërsa Serbia shkon në hapat e integrimit në BE pa kërkuar falje, pa u përballur me fashizmin, gjenocidin dhe spastrimin etnik që ka bërë në Kosovë”.

Duke theksuar rëndësinë e shpjegimit dhe të dokumentimit të masakrave e gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë, kryetari Haskuka bëri të ditur se Komuna e Prizrenit ka ndërmarrë hapa për krijimin e dy muzeve për të treguar të vërtetën historike, një për luftën e UÇK-së në rajonin e Prizrenit dhe një për krimet e luftës që Serbia i ka bërë në Kosovë.

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit