Tmerrohet

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje! Arbër Rexhaj është tmerruar kur ka kuptuar sot se janë evidentuar mbi 2 mijë nxënës më pak në Prizren.

“E tmerrshme ajo çfarë kuptova sot. Mbi 2 mijë nxënës më pak janë evidentuar gjatë kontrrollit sistematik që e organizon Drejtoria e Shëndetësisë në Prizren. Pra, kur kjo ikje nga Kosova ndodh tek fëmijët nënkupton se janë larguar familje të tëra”, shkruan Rexhaj në “Facebook”.

“Prizreni është komuna e dytë më e madhe në Kosovë, shumëzojeni me komunat tjera, pa llogaritur ikjet individuale kjo shifër nënkupton rrezik në rrafshin shtetëror dhe kombëtar”.

“Dhe fajtor për këtë janë qeverisjet e korruptuara dhe kriminale, Kosova po shprazet sepse asnjëra prej tyre nuk e ka pasur si synim zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”.

“Prandaj është momenti i duhur që ta bëjmë kthesën politike, përndryshe ky vend do të mbetet vetëm i atyre që e zhvatën dhe po e zhvatin sistematikisht Kosovën”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Theren me thikë dy 19-vjeçarë në Prizren

Janë therur me thikë dy persona të moshës rreth 19-vjeçare në Prizren.   Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka njoftuar se njëri pacient ka paraqitur disa...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit