Vetëvendosjes në Prizren i bashkohen mbi 100 gra dhe vajza

Në kuadër të marsit, mbrëmë Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren i janë bashkuar mbi 100 gra dhe vajza.

Në një takim mirëseardhës anëtaret e reja i ka pritur kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, drejtuesja e Sekretariatit te Gruas Aktiviste, Nazlie Bala, kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, kryetari i Qendrës së Prizrenit, Artan Abrashi dhe deputetët Drita Millaku e Arbër Rexhaj.

Në këtë takim, ndër të tjera është thënë se anëtarësimi në Vetëvendosje është shumë i rëndësishëm dhe se anëtarësimi duhet shoqëruar me angazhim të vazhdueshëm.

“Angazhimi është i domosdoshëm që fitorja e Lëvizjes të jetë veçanërisht e grave dhe e vajzave. Zgjerimi i Lëvizjes është garanci për fitore, por kur zgjerimi i organizatës bëhet prej grave fitorja bëhet më përmbajtjesore. Me gratë nuk ndryshon vetëm Qeveria, por edhe ideja që është ndërtuar mbi qeverisjen. Me perspektivën e grave në mendje, në organizatë dhe në qeverisje ndryshon edhe mendësia e qeverisjes. Sa më shumë gra e vajza anëtarësohen dhe aktivizohen në Vetëvendosje aq më shumë rritet shpresa se barazia ekonomike dhe shoqërore mes gjinive është e mundshme. Me Lëvizjen në qeverisje dhe me gratë në Lëvizje kjo mundësi bëhet realitet”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.

Më Shumë

Suharekë, sekuestrohen monedha që dyshohet se janë të falsifikuara

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se ka pranuar monedha metalike që dyshohet se janë të falsifikuara.   Në rastin i cili është regjistruar...

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit