Policia jep detaje për aksidentin në Celinë ku mbeti i vdekur një person dhe u lënduan katër të tjerë

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident që ndodhi në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Rreth një orë më parë në rrugën Prizren-Gjakovë, konkretisht në fshatin Celinë ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, më të cilin ka humbur jetën një djalë i ri dhe janë lënduar katër të tjerë.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjakovës dhe dy nga ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar viktima duke hyrë në tejkalim. Viktima besohet të jetë nën moshën 30 vjeç. Policia dhe prokuroria kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat se si ka ndodhur ky aksident, tha për Express Ahmet Hasi nga policia rajonale e Gjakovës.

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Mbahet edicioni i 22-të i Festivalit “Fluturat”, promovohen talentet e reja në Prizren

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në Prizren u mbajt edicioni i 22-të i Festivalit për Fëmijë Fluturat, një ngjarje tradicionale...

Lajmet e Fundit