16.5 C
Prizren
E hënë, 15 Shtator, 2025

Prizren / Ceremonia përmbyllëse e punëtorive të filigranit në kuadër të projektit “Filigrani përtej Artizanatit”

OJQ EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit “Filigrani përtej Artizanatit” ka përmbyllur ciklin tetë javor të trajnimeve të filigranit, me qëllim të mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore jomateriale në Kosovë. “Filigrani përtej Artizanatit” është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore”, që implementohet nga UNDP dhe financohet nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Stabilitet dhe Paqe (IcSP).

 

30 aplikantë të përzgjedhur nga dy thirrje publike, në mesin e të cilëve edhe pjesëmarrës nga Komunat e Rajonit të Prizrenit, gra, të rinjë dhe përfaqësues të komuniteteve të ndryshme janë certifikuar sot në përmbyllje të trajnimit të organizuar në dy grupe punuese. Pjesëmarrësit janë aftësuar për punë në zejen e filigranit nga filigranistët e Shoqatës ‘’Filigrani’’, ndërsa 5 aplikantët më të suksesshëm do të vazhdojnë punën praktike me pagesë pranë kësaj shoqate për një përiudhë 6 mujore.

Filigranistët e ardhshëm janë përshëndetur nga Kryetari i Komunës, z.Mytaher Haskuka, si dhe përfaqësuesja e UNDP, znj.Marta Gazideda. Komuna e Prizrenit përpos përkrahjes së treguar me ofrimin në shfrytëzim të lokalit në Qendrën Historike, ka premtuar përkrahje edhe në të ardhmen për aplikantët e aftësuar në zejen e filigranit.

”Filigrani përtej Artizanatit” synon të ndërtojë besimin dhe bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve përmes një platforme për shkëmbimin e informacionit dhe njohurive. Aktivitete të tjera të përfshira në kuadër të këtij projekti, përpos Punëtorive të trajnimit mbi Filigranin dhe Programit të Praktikës, janë: Zhvillimi i kornizës strategjike, Ueb-platforma, Dokumentari mbi Filigranin dhe Panairi i Filigranit. Ruajtja e artizanateve të cilat janë nën kërcënim duke angazhuar të rinjtë dhe gratë përbën thelbin e aktiviteteve që janë duke u zhvilluar në kuadër të këtij projekti.

 

Previous article
Next article

Më Shumë

Zbulime të reja arkeologjike në Kastërc të Suharekës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur se në kalanë e Kastërcit në Suharekë po zhvillohen gërmime arkeologjike për dokumentimin...

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Lajmet e Fundit